Babai dhe vëllai iu arrestuan për fajde, reagon asamblistja e LDK-së: Jemi të pastër para Zotit
Albiona Tasholli, asambliste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Lipjanit, ka reaguar pas arrestimit të babait dhe vëllait të saj, Skender dhe Albion Tasholli, të cilët po dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.
Në reagimin e bërë në Facebook, Albiona Tasholli shprehet e bindur se babai dhe vëllai i saj janë të pafajshëm në këtë rast.
“Edhe pse situata e fundit është shqetësuese, unë jam PLOTËSISHT E BINDUR NË PAFAJSINË E PRINDIT DHE VËLLAUT TIM. Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit.”-ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së arrestohen për “shtyrjen në vetëvrasje” të 37-vjeçarit