Shtyhet edhe për një javë regjistrimi i popullsisë

Shtyhet edhe për një javë regjistrimi i popullsisë

I paraparë të përfundojë më 17 maj, regjistrimi i popullsisë është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj 2024.

Këtë e bëjnë të ditur burime të Periskopit brenda Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Të njëjtit i kanë treguar Periskopit se “për shkak që janë mbrapa me regjistrim, i njëjti është shtyer edhe për një javë”

Deri tani, në procesin e regjistrimit të popullsisë rezidente në Kosovë, i cili ka nisur më 5 prill 2024, janë regjistruar 1,420,148 qytetarë.

Që nga fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, përmes konferencës për media.

Në procesin fundit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, Kosova kishte 1,739,825 banorë. /Periskopi/

Shpërndaje në: