Plagoset kryeministri i Sllovakisë
Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, të mërkurën është plagosur në një tentativë vrasje dhe është dërguar në spital, raporton Sky NEWS, përcjell Periskopi.
Plagosjen e Ficos e konfirmoi edhe nënkryetari i Parlamentit, Lubos Blaha.
Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.