Xhavit Haliti: Është një përpjekje për t’i shpëtuar presionit, Kurti duhet të mendonte për Kosovën e jo për partinë

Xhavit Haliti: Është një përpjekje për t’i shpëtuar presionit, Kurti duhet të mendonte për Kosovën e jo për partinë

Kryeministri Kurti ditë më parë u takua me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin me të cilin diskutoi për zgjedhjet. Pas këtij takimi, Krasniqi tha se procesi i shpërndarjes së Kuvendit dëshirojnë të fillojnë qysh në javët e ardhshme, pasi që sipas tij ‘zgjedhjet janë të domosdoshme’. Mirëpo, me këtë nuk po pajtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këta të fundit po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.

Në lidhje me këto zhvillime për Periskopin ka folur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ftesa për takim, e mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje në pak muaj, për Halitin janë përllogaritje e kryeministrit Kurti.

Haliti ka thënë se Kurti dëshiron zgjedhje për t’i ikur presionit që ka.

Sipas tij, në zgjedhje Kurti si avatazh dëshiron prapë ta ‘përdorë’ Zajedincën.

“Sigurisht që është një përpjekje për të shpëtuar presionit përkohësisht me thënë që jam detyruar me shpërnda parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje, pastaj shohim e bëjmë. Kjo është, po mendoj një përllogaritje e z.Kurtit i cili mendon se në fushatën që do ta bëjë kundër asociacionit, në zotimet e tij ka premtuar që nuk do ta bëjë asnjëherë ascoiacionin apo ‘Zajednicën’ ashtu sic ka thënë ai, dhe disa cështje tjera të ketë një avantazh në zgjedhje sipas tij, megjithatë unë mendoj që është dashur me mendu për Kosovën, dhe jo për partinë, as Kurtin e as për kërkon”, ka thënë Haliti për Periskopin.

Edhe NISMA Socialdemokrate ka dalur me reagim për takimin e Kurtit me Krasniqin.

Në reagim, kanë kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, se zgjodhi të koordinohet me kryeministrin, Albin Kurtin, e jo me opozitën.
NISMA ka thënë se opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve caktohet nga presidentja e vendit, pas konsultimeve me partitë politike. Kjo ndodh pasi të shpërndahet Kuvendi./Periskopi

Limaj ftesë Kurtit: Kërko falje dhe jep dorëheqje

Shpërndaje në: