Raporti i IRI: Papunësia e kushtet e jetës, problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës

Raporti i IRI: Papunësia e kushtet e jetës, problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar së fundmi një raport për vendet e Ballkanit.

Raporti është realizuar nga 5 shkurti deri më 4 mars 2024.

Sipas këtij raporti në pyetjen se cilat janë problemet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi juaj, 29% qytetarëve në Kosovë e shohin papunësinë kurse 28% e qytetarëve të tjerë janë përgjigjur për kushtet e jetesës, çmimet e larta.

Problem tjetër kosovarët e shohin edhe korrupsionin 7%, emigracionin 6%, shëndetësinë 5% dhe probleme tjera.

IRI në këtë raport tutje ka renditur top 5 problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, bazuar në përgjigjet e të anketuarve.

Në vendin e parë është papunësia 29%, kushtet e jetesës, çmimet e larta 28%, korrupsioni 7%, emigracioni 6% dhe shëndetësia 5%.

Krahasuar me vitin 2022 ku papunësinë në Kosovë e shihnin si problem të madh 46% e qytetarëve, këtë vit duket se është zbehur.

Ndërkaq në pyetjen se cilat çështje duhet të jenë top prioritetet për Qeverinë që t’i adresojë, 25% e kosovarëve kanë deklaruar kushtet e jetesës pra çmimet e larta, pastaj 24% e kanë parë papunësinë si prioritet për qeverinë, duke vazhduar me korrupsionin, shëndetësinë, emigracionin, varfërinë, ekonominë, edukimin etj.

Në bazë të këtyre përgjigjeve IRI ka renditur pesë prioritetet për Qeverinë e Kosovës.

Kushtet e jetesës, çmimet e larta 25%, papunësia 24%, korrupsioni 7%, shëndetësia 7% dhe emigracioni 6%.

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Bislimi s’po i beso statistikave të Bankës Botërore, vazhdon të propagandoj se në Kosovë ka ulje të papunsisë dhe rritje të investimeve të huaja

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk po i beso Bankës Botërore. Në postimin e fundit, Bislimi përsëri…

Bedri Hamza jep lajmin e madh: Pagat rriten 50% për shërbyesit civilë, asnjë pension nën 200 euro

  Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka dhënë premtimin më të madh…

Bedri Hamza shpalos sloganin e PDK-së: Kosova mundet ma mirë

  Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin…

Memli Krasniqi: Bedri Hamza është kryeministri që i duhet sot Kosovës

  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të Konventës së PDK-së,…

Nën moton “Ma Mirë”, nis Konventa e PDK-së

Një numër i madh pjesëmarrësish kanë mbushur sullin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në…

Haradinaj: Egzon Kelmendi do të jetë kandidat për deputet në listën e Aleancës

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të…

Kjo është shuma që pagoi Stresi për lirim

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi pasi pagoi…

Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zhvillimin ekonomik

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, sot ka vizituar Pejën. AAK në njoftim…