Konfirmohet raportimi i Periskopit: “Baba i tenderëve” paraqitet në Prokurori, shkak rruga Prishtinë-Podujevë

Konfirmohet raportimi i Periskopit: “Baba i tenderëve” paraqitet në Prokurori, shkak rruga Prishtinë-Podujevë

Pas raportimit ekskluziv të Periskopit dy ditë më herët, sot “Baba i tenderëve”, Nexhat Krasniqi  është nisur për intervistim në Prokurorinë Speciale, shkruan Periskopi.

Ftesa për intervistim të ish-Shefin e Prokurorimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi erdhi pas asaj të zëvendësministrit Hysen Durmishi ditë më parë.

T7 ka siguruar pamje ku shihet Nexhat Krasniqi duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale. Njëjtë sikurse Durmishi, edhe ai do të intervistohet lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë

 

Ndryshe, pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Krasniqi ishte pezulluar nga pozita e udhëheqësit të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 nëntor 2023, e ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Atij i është ndaluar hyrja në SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, ishte thënë në njoftim.

Ekskluzive: Pas Hysen Durmishit, Prokuroria Speciale fton për intervistim edhe “babën e tenderëve”, Nexhat Krasniqin

Shpërndaje në: