Kurti paralajmëron LDK e AAK: Nëse s`doni zgjedhje, unë e çoj mandatin deri në fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e tij që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton EO.
Ai ka pasur edhe një porosi për opozitën që të jenë gati por nëse ndihen rehat, ka thënë se në këtë mënyrë do të përfundojë mandati.
“Opozita duhet të bëhet gati. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, ka thënë Kurti në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS.
Nesër testi i parë i darkës Kurti-Krasniqi: A do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare?