Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së arrestohen për “shtyrjen në vetëvrasje” të 37-vjeçarit

Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së arrestohen për “shtyrjen në vetëvrasje” të 37-vjeçarit

Dy persona janë arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, B.S.

Siç raporton Paparaci se të arrestuarit janë (babë e bir) Skender dhe Albion Tasholli nga Komuna e Lipjanit.

Skenderi është babai i asamblistes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Albiona Tasholli.

Emrat e tyre dyshohet se janë shkruar në një letër që ka lënë 37-vjeçari B.S, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e fajdeve dhe si pasojë e presionit nga të arrestuarit dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e konfirmoi sot se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj për Paparacin.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.

B.S u gjet pa shenja jete në Çagllavicë të martën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në: