Kryeziu: Qeveria e ka futur Kosovën mes sanksioneve dhe kushtëzimeve, si pasojë ne e humbim mundësinë për anëtarësim në KiE
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka komentuar dështimin e Kosovës që të jetë pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi sipas tij qeveria e ka futur Kosovën “mes sanksioneve dhe kushtëzimeve, si pasojë ne e humbim mundësinë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”
“Tani e plot 11 vite, klasa politike nuk ka gjetur rruge ta zbatojë këtë obligim Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për më shumë e ka shndërruar në popullizëm e kartë elektorale. Në betejat e tyre për pushtet ata po i varin në qafë shtetit sfida, ngecje, sanksione, kushtëzime si kjo e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kjo sjellje e papërgjegjshme politike, shumë shpejtë një ditë mund të na dërgoj drejt izolimit. Masa ma radikale për të detyruar dhe siguruar që shtetet të respektojnë detyrimet e tyre.Ne mund ta shtrembërojmë diskursin publik, të jetojmë dhe bëjmë politika populiste, të akuzojmë ndërkombëtarët, të strukemi sikur se po bëjnë partitë opozitare. Por momentumi politik e gjeostragjik s’ka qenë asnjëherë më i favorshëm për Kosovën se sa sot të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.
Postimi i plotë i Ismet Kryeziut:
Qeveria e ka futur Kosovën mes sanksioneve dhe kushtëzimeve, si pasojë ne e humbim mundësinë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në momentet kur nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë këto obligime të shndërrohen në kushte dhe sanksione nga shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare, si detyrim për të përmbushur obligimet e marra si shtet.
Tani e plot 11 vite, klasa politike nuk ka gjetur rruge ta zbatojë këtë obligim Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për më shumë e ka shndërruar në popullizëm e kartë elektorale. Në betejat e tyre për pushtet ata po i varin në qafë shtetit sfida, ngecje, sanksione, kushtëzime si kjo e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kjo sjellje e papërgjegjshme politike, shumë shpejtë një ditë mund të na dërgoj drejt izolimit. Masa ma radikale për të detyruar dhe siguruar që shtetet të respektojnë detyrimet e tyre.
Ne mund ta shtrembërojmë diskursin publik, të jetojmë dhe bëjmë politika populiste, të akuzojmë ndërkombëtarët, të strukemi sikur se po bëjnë partitë opozitare. Por momentumi politik e gjeostragjik s’ka qenë asnjëherë më i favorshëm për Kosovën se sa sot të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës.
E këtë përgjegjësi nesër nuk mund të ja faturoni vetëm qeverisë aktuale, sepse dhe ju jeni pjesë e këtij dështimi. Asnjë qëndrim opozitar se kam dëgjuar të artikuluar dhe të angazhuar që qeveria e Kosovës ta dërgoj draftstatutin ne gjykatën kushtetuese, si hapje e mundësisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Të gjithë po flisni për pasojën por asnjëri për shkaqet dhe pse ne nesër me 16 mars e humbim këtë mundësi të anëtarësimit.