Haziri i ashpër me Osmanin e Kurtin: Në vend se të bëhemi anëtar në KiE, ju i vendosni interesat personale para interesave të shtetit

Haziri i ashpër me Osmanin e Kurtin: Në vend se të bëhemi anëtar në KiE, ju i vendosni interesat personale para interesave të shtetit
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti për dështimin e Kosovës që të jetë pjesë e KiE, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri u shpreh se Kurti e Osmani po i vendosin interesat personale para interesave të shtetit.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!

Shpërndaje në: