Nënkryetari i LDK-së e zbulon: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në Klan Kosova ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në takimin e mbrëmshëm janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve.
Sipas Muhaxherit data e zgjedhjeve do të jetë më së largu deri më 7 korrik.
“Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri bëri të ditur se pas refuzimit të djeshëm, kryeministri Kurti e kishte ftuar Abdixhikun për një takim edhe njëherë gjatë ditës së sotme.