Musliu Shoshi: Kosova sot e humbi momentumin për anëtarësim në KiE-Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se sot Kosova e ka humbur momentumin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ajo ka thënë se ky dështim është i Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufces dhe Donika Gërvallës, ndërsa faturat e hargjimeve të tyre i paguajnë qytetarët.
Postimi i plotë:
Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës. Faturat e vizitave me plot këshilltar me hotele e darka luksoze e paguan veç qytetari! #KREJTdheDREJT