IPK-ja përfshihet në hetimet e vdekjes së polices në Gjilan

IPK-ja përfshihet në hetimet e vdekjes së polices në Gjilan

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar për rastin e vdekjes së një zyrtare policore në Gjilan. 

Hetuesit e IPK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me njësitë relevante kanë bërë këqyrjen e vendit të ngarjes.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar lidhur me rastin, ata kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me njësitë relevante kanë bërë këqyrjen e vendit të ngarjes. Trupi i pajetē është dërguar në  Institutin e Mjekësisē Ligjore dhe nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një armë e cila eshte dërguar per ekzaminim forensik”, tha ai.

Shpërndaje në: