Ndryshon loja: AKR e Pacollit e gatshme për zgjedhje
Pas reagimeve nga partitë më të mëdha opozitare në vend, ka reaguar edhe AKR-ja.
Nga kjo parti, ka reaguar Myzejene Selmani e cila ka bërë të ditur se edhe ata janë gati për zgjedhje.
“Ne si AKR jemi të gatshëm për zgjedhje. AKR po ashtu do të jetë pjesë e garës zgjedhore.
Në këto rrethana në të cilat gjendet Kosova, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe mundësi që shpëton Kosovën nga kriza politike, ekonomike e diplomatike në të cilën është futur.
Prandaj, Kosovës i duhen zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimi i qeverisë pas mbajtjes së zgjedhjeve”, shkruan Selmani.
Si u “përçanë” opozita pas takimit të Memli Krasniqit me Albin Kurtin