Vetaksident në Sllatinë, vdes shoferi i veturës
Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai.
Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.