Dyshohet se një police ka bëre vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan
Një zyrtare policore dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.
Ai tha se policja është e moshës rreth 46 vjeçare.
“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka thënë ai për Periskopin.