Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako

Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako

Në një mënyrë të paprecedent dhe si asnjëherë tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se draft statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian, është i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, por Kosova ka pranuar ta zbatojë si pjesë të pakos së përgjithshme të marrëveshjeve me Serbinë ku përfshihen Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

“Ai draft që na kanë paraqitur këta partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de facto Kosovën, përndryshe është një kalë troje, njësojë si Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, pohoi Donika Gërvalla në emisionin Cim Peka Live në Syri TV.

Ajo shtoi se “nëse Serbia është në gjendje të zbatojë pakon si të tërë edhe ne jemi në gjendje të mbajmë premtimin tonë, përndryshe nxjerrja e atij drafti nga ajo pako është shumë e rrezikshme”.

Gërvalla nuk u sqarua asnjëherë se çfarë e detyron Kosovën të pranojë një Republika Serbe brenda vetës kur marrëveshja as nuk përfundon me njohje reciproke.

Ajo nuk u sfidua as nga gazetarët e pranishëm Cim Peka dhe Andi Bushati për të sqaruar më tej konstatimin e saj se Kosova është në gjendje ta pranojë zbatimin e një Republike Serbe brenda shtetit.

Shpërndaje në: