Osmani udhëton për në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.
Në Samit, Presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.
Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror.
Po ashtu, Presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.