“Nuk kam asgjë të re të ju them”, Kurti nuk pati një përgjigje për draft-statutin për Asociacionin
Kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar nëse do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Ai është pyetur nga gazetarët për këtë çështje por tha se ‘nuk ka asgjë për të thënë”.
“Nuk kam asgjë të re të ju them në këtë aspekt për shkak se i kemi plotësuar të gjitha kushtet, tash besoj që fjalën nuk e kemi ne por e ka Këshilli i Ministrave i cili mban zgjedhje me 16 dhe 17 maj pra është çështje ditësh”, tha Kurti sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE.