Ish-ministrja: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye

Ish-ministrja: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye, dhe se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

“Në këtë situatë që e ka sjellë vendin, mendoj se për të është një situatë pa krye, dhe ai po e kërkon një strategji dalëse nga lëmshi apo nga ngërçi që e ka sjellë vendin”, tha ajo.

“Nga ajo se si ne e shohim e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet për të dalë nga ky ngërç të cilin e ka krijuar zotëri Kurti”, shtoi Ahmetaj në Info Magazine.

Shpërndaje në: