Policia e Kosovës kryen bastisje në Leposaviq – gjen narkotikë, armë e municion
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacioneve se një person dyshohet se ka nën posedim sasi të dyshuara të substancave narkotike, ka trajtuar informacionet me veprime konkrete hetimore dhe operative në terren të cilat kanë rezultuar me gjetjen e substancave narkotike të dyshuara, armë zjarri, dhe municion.
Me datë 13.05.2024 DHTN në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
6 (gjashtë) qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram,
1 (një) pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë,
4 (katër) karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë,
1 (një) radiolidhje.
Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës.