Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht s’është më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se pas mesit të këtij muaji, kur me çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nuk do të jetë pjesë e diskutimit në Komitetin e Ministrave, “Kosova politikisht nuk është më e njëjta”.
“Mendoj që 16 maji në Kosovë ka me u bë situatë e re, rrethanë e re politike, dhe është ditë e re”, tha Haziri në Frontal në T7.
“Është e vërtetë që dielli lind prapë me të 17-in, por Kosova politikisht nuk është më e njëjtë”, tha nënkryetari i LDK-së.
Kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar një kusht që tha se ia kanë vënë ndërkombëtarët për anëtarësimin në KiE. Ai tha se i është kërkuar ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuse, një këkesë “absurde”, siç e ka quajtur ai.