Tahiri: Kosova e izoluar nga Evropa, ndërsa Kurti mbeti tek çështja e dinarit
Ish-kryenegocitaroja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurtin dhe qasjen e tij rreth situatave politike të Kosovës.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, kryeministri Kurti po merret me dinarin, teksa Kosova ende ka mbetë e izoluar nga Evropa.
“Kurti mbeti te dinari i pakicës serbe, ndërsa Kosova po mbetet e izoluar nga Evropa”, shkruan Tahiri.