Anulohet seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, kjo është arsyeja

Anulohet seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, kjo është arsyeja

Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, Leon Përlaska është anuluar seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të hënë, në Gjykatën Themelore të Pejës. 

Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Njoftimin për anulimin e seancës e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e cila bëri të ditur se anëtari i trupit gjykues Përlasku mungon për arsye familjare.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Shpërndaje në: