Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në Kosovë janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.
Ai ka përkujtuar masakrën e Serbisë të kryer në Korishë të Prizrenit më 13 maj 1999, ku ishin vrarë 77 civilë, prej tyre 14 fëmijë.
Kryeministri Kurti ka thënë se viktimat civile ishin futur në kurthin e vdekjes.
“Më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë. Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë. Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.
“Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe”, ka shkruar Kurti në Facebook.