Vdes një 20-vjeçar në një aksident në Tropojë, një tjetër në gjendje të rëndë

Vdes një 20-vjeçar në një aksident në Tropojë, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se një tjetër person është në gjendje të rëndë.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: