Analisti politik: Opozita mund të shkojë në takim me Kurtin vetëm për të diskutuar për datën e zgjedhjeve

Analisti politik: Opozita mund të shkojë në takim me Kurtin vetëm për të diskutuar për datën e zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar partitë opozitare në një darkë pune të hënën.

Në letrën dërguar atyre, thuhet se arsyeja pse ka ftuar në takim krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative.

PDK e ka pranuar ftesën, nga LDK kanë thënë se është e vonuar, ndërsa nga AAK kanë thënë se ftesa për takim bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

Lidhur me këtë ftesë, analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ftesat e tilla do të duhej të ishin të zakonshme, por derisa opozita është injoruar nga Qeveria deri tani, atëherë opozita në takim me Kurtin mund të shkojë në takim për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

“Ftesa ndaj opozitës për koordinim sa i përket temave të mëdha do të duhej të ishin të zakonshme nga Qeveria, por ajo vazhdimisht i ka injoruar ata, pra, opozita mund të shkojë në takim me z.Kurti vetëm për të diskutuar për datën e zgjedhjeve”, deklaron Sadiku.

Shpërndaje në: