Muharremi: Një grup ndërkombëtar me ndikim po punon për një qeveri të ardhshme pa VV’në

Muharremi: Një grup ndërkombëtar me ndikim po punon për një qeveri të ardhshme pa VV’në

Analisti Shenoll Muharremi, thotë se një grup ndërkombëtar me ndikim është duke punuar për një qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka bërë një analizë nga ftesa e Kurtit për takim me krerët e opozitës.

“Takimi mes Qeverisë dhe Opozitës: Hapi i Parë Drejt Bashkëpunimit dhe Koalicionit të Ardhshëm Qeverisës

E mirëpres ftesën e kryeministrit për takim me opozitën. Kjo është rruga e duhur. Opozita nuk duhet me e refuzu këtë ftesë. Ti mundesh me pas qëndrime të kundërta apo të ndryshëm me qeverinë.. por në takim duhet me pjesëmarrë. Edhe armiqët në luftë komunikojnë e takohen mes vete. Kështuqë takimi duhet të zhvillohet dhe është ngjarje e mirë që po ndodhë”, shkruan ndër të tjera ai.

Më poshtë keni postimin e plotë [pa ndërhyrje]:

Takimi mes Qeverisë dhe Opozitës: Hapi i Parë Drejt Bashkëpunimit dhe Koalicionit të Ardhshëm Qeverisës

E mirëpres ftesën e kryeministrit për takim me opozitën. Kjo është rruga e duhur. Opozita nuk duhet me e refuzu këtë ftesë. Ti mundesh me pas qëndrime të kundërta apo të ndryshëm me qeverinë.. por në takim duhet me pjesëmarrë. Edhe armiqët në luftë komunikojnë e takohen mes vete. Kështuqë takimi duhet të zhvillohet dhe është ngjarje e mirë që po ndodhë.

Këta njerëz, politikanët e qeveritarët tanë që i kemi votuar ka kohë që nuk janë takuar bashkë. Ata po polarizojnë shoqërinë skajshmërit me diskursin e tyre dhe nuk po takohen mes vete për të diskutuar. Kjo është primitive dhe nuk është aspak e dobishme.

Edhe pse mund të ketë një ‘dreqni’apo një siklet apo një interes Kurti kur e bënë këtë thirrje, takimi duhet të zhvillohet. Komunikimi, takimet mes udhheqësve të partive duhet të jenë punë e zakonshme.

Po e përsëris, ti mund të mos pajtohesh e të kesh politika totalisht të ndryshme… por duhet të takohesh. E vetmja rrugë përpara është komunikimi politik në nivelin më të larte. Ne duhet të mësohemi të arrijmë konsensu për disa fusha me rëndësi të lartë publike. E konsensusi arrihet vetëm duhet u takuar e bashkëbiseduar. Ne ende nuk jemi në gjendje aktualisht të zhvillojmë temat e rëndësishme me konsensus, kjo duhet të përmirësohet.

E sa i përket interesit të Kurtit, qeverisë e VV-së… përpos që ata po tentojnë të tregohen më ‘demokrat’ më të ‘matur’ se tjetët me këtë ftesë, ndoshta ka këtu diçka edhe më shumë në këtë ftesë.

Albin Kurti e di shumë mirë që ai më asnjëherë nuk do të qeverisë vetëm. Atij i duhet një partner i koalicionit. Ai duhet të filloj të i mësoj militantët e vet me partitë tjera, ndaj të cilave ndoshta ka qenë i ashpër. Pra një ndryshimi diskursi të VV-së ndaj partive opozitare mund ta presim në periudhën e ardhshme.

Ende askush, përfshi atë vet nuk e di saktësisht cili do të jetë partneri i ardhshëm qeverisës i VV-së. Sikurisht që një grup me ndikim ndërkombëtar e preferon dhe punon për një qeveri pa VV, por kjo nuk duket të jetë e arsyshme kur merret parasyesh ndikimi dhe përkrahja ende shumë e lartë për VV.

Në fakt, sa i përket zgjedhjeve, sa më i vogël partneri i koalicionit, aq më mirë për Kurtin e VV-në. Por atij mund të i duhet edhe një partner më i lartë dhe më kredibil, më i qëndrueshëm. Sidomos një partner ky ai e ‘delegon’ zbatimin e asociacionit, një përgjegjësi historike që po tmerron Kurtin qe sa kohë dhe që ai nuk dëshiron ta bëjë vet.

Kështuqë ky takim është edhe një hyre, prelude, në arritjen e koalicionit dhe partneritetit të ardhshëm qeveritar. Njëra nga këto parti do të jenë partneri i koalicionit të Albin Kurtit pas zgjedhjeve të ardhshme. E cila saktësisht, mesiguri mvaret nga rezultatet finale të numrimit të votave pas zgjedhjeve të ardhshme.

Shpërndaje në: