Nis nata finale e “Eurovision 2024”
Në Malmo ka filluar nata finale e Eurovision Song Contest 2024, ku po garojnë 25 shtete. Holanda është skualifikuar nga finalja. Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale, por nuk arriti të shkojë në finale.
Atmosfera në arenë është elektrizuese, teksa 25 shtete janë gati të ngjiten në skenë për të sjellë para spektatorëve dhe teleshikuesve performancat e tyre të gatishme për këtë natë të madhe.
Ndarja e Holandës nga konkursi ka sjellë një ndryshim të papritur në listën finale të pjesëmarrësve, pasi artisti përfaqësues i tyre shkeli rregullat e EBU-së vetëm pak orë para fillimit të finales. Skandali ka lënë vetëm 25 shtete në garë, që do të paraqesin numrat e tyre artistik në këtë mbrëmje të shumëpritur.
Këngët pjesëmarrëse në garë:
Suedi | Marcus & Martinus – Unforgettable
Ukrainë | alyona alyona & Jerry Heil – Teresa & Maria
Gjermani | ISAAK – Alëays On The Run
Luksemburg | TALI – Fighter
Izrael | Eden Golan – Hurricane
Lituani | Silvester Belt – Luktelk
Spanja | Nebulossa – ZORRA
Estoni | 5MIINUST x Puuluup – (nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi
Irlandë | Bambie Thug – Doomsday Blue
Letoni | Dons – Holloë
Greqi | Marina Satti – ZARI
Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – Dizzy
Norvegji | Gåte – Ulveham
Itali | Angelina Mango – La Noia
Serbi | TEYA DORA – RAMONDA
Finlanda | Ëindoës95man – No Rules!
Portugali | iolanda – Grito
Armenia | LADANIVA – Jako
Qipro | Silia Kapsis – Liar
Zvicër | Nemo – The Code
Slloveni | Raiven – Veronika
Kroaci | Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim
Gjeorgji | Nutsa Buzaladze – Firefighter
Francë | Slimane – Mon Amour
Austri | Kaleen – We Will Rave