Edhe Haradinaj e refuzon ftesën e Kurtit, thotë se për tema me interes nacional mund të takohet tjetër herë

Edhe Haradinaj e refuzon ftesën e Kurtit, thotë se për tema me interes nacional mund të takohet tjetër herë

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën e partive opozitare në një takim.

Ai tha se tema për të cilën i ka ftuar Kurti, bie në përgjegjësin e shefave të Grupeve Parlamentare, teksa shtoi se nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë çështjen mund ta trajtojnë në kohë tjetër.

“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z.Besnik Tahiri i cili e udhëheqë grupin tonë  parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejtë në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre. Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një momentum tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”, thuhet në letrën e Haradinajt.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj.

 

Shpërndaje në: