Xhaka e Leverkuseni nuk e njohin humbjen – kualifikohen në finale të Europa League
Seria e ndeshjeve pa humbje ka vazhduar përsëri për skuadrën e Bayer Leverkusenin që edhe njëherë tjetër fitoren e arritën në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kampioni aktual i Gjermanisë ishte duke u mposhtur me rezultat 2:0 nga Roma, por vendasit u rikthyen duke shënuar golin e barazimit në sekondat e fundit të takimit.
Josip Stanisic shënoi golin e barazimit pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Leverkuseni me këtë barazim arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Europa League pasi shënoi fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2:0.
Në finale, Leverkuseni do të përballet me Atalantan