Kapiti: Përkushtimi ndaj vlerave e afron aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE
Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, ka qenë pjesëmarrës në një organizim në Londër, për shënimin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Kapiti u shpreh i lumtur se ishte pjesë e kësaj ngjarje.
Ai tha se “Kosova qëndron me bashkëkombës evropianë në kërkim të një Evrope të tërë, të lirë dhe paqësore”.
“Përkushtimi i Kosovës ndaj vlerave të BE-së na afron me aspiratën tonë për anëtarësim në familjen e BE-së”, tha ai.