Izmaku e la PDK-në për NISMA-n: Njerëz si Fatmir Limaj i duhen vendit

Izmaku e la PDK-në për NISMA-n: Njerëz si Fatmir Limaj i duhen vendit

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka ftuar publikisht ish-kolegët e saj nga partia më e madhe opozitare në vend, që nëse janë të pakënaqur me lidershipin e partisë, ta votojnë Fatmir Limajn në zgjedhjet e ardhshme.

Në emisionin “Frontal” ajo ka treguar për pritjen që i është bërë në partinë që u nda nga ish-partia që përfaqësoi vite më parë.

“Unë mendoj që do të ishte shumë normale, ka pasur këso tentativa edhe gjatë rrugëtimit por nuk arritën me finalizu. Shkëndija e parë me z.Limaj ka qenë para 25 vitesh, unë as që e kisha mendu veten që të dal kundët vetes, jashtë konceptit që e besoj. Fatmir Limaj është ai person që nëse e bën një premtim e ruan atë deri në fund. Nuk kishte asnjë rezistencë prej kryesisë, më mbështetën rinia e gratë e partisë”, është shprehur Izmaku.

Ish-politikanja thotë se Kuvendit të Kosovës sot më së shumti i mungojnë liderët e shtetit.

“Unë kisha dasht që edhe njerëzit e pakënaqur te PDK-së për te votuar për Fatmir Limajn. Shumë miq të mi brenda PDK-së kanë kontaktuar me mua, unë vazhdoj t’i kem miq, por ata nuk e di a më kanë mua. Kuvendit të Kosovës i mungojnë liderët e vendit, një nga ta është Fatmir Limaj, i mungojnë njerëzit që e kanë dëshmuar vetën për këtë vend”, ka deklaruar ajo.

Shpërndaje në: