Munishi: Dje e pardje u kënaqëm me Champions, sot u kthyem në “Gullash Ligë”
Kanë përfunduar katër duele të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani e Drita shënuan fitore, kurse Llapi u ndal me barazim 1:1 me Gjilanin.
E në lidhje me këto ndeshje ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi.
“Dje dhe pardje u kënaqëm me Ligën e Kampionëve me emocione dhe ndeshje fantastike, sot rikthehemi te realiteti ynë i hidhur futbollistik Gullash Liga”, shkroi Munishi.