Bashkë edhe në intervista, Muçi dhe Rashica të lumtur pas kualifikimit në finale

Bashkë edhe në intervista, Muçi dhe Rashica të lumtur pas kualifikimit në finale

Ernest Muçi i ka siguruar Besiktasit kualifikimin për në finale të Kupës së Turqisë. Ndeshja e parë mes skuadrës nga Stambolli dhe Ankaragyçysë përfundoi në baraspeshë 0-0, ndërsa e djeshma u vendos nga goli i sulmuesit shqiptar.

Ish-futbollisti i Tiranës përfitoi nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar në minutën e 70 dhe u vu në zotërim të topit në hyrje të zonës së rreptësisë. Muçi nuk humbi kohë dhe shkarkoi të djathtën e tij.

“Predha” e lojtarit të Beshiktashit nuk u ndal dot nga portieri i Ankarahyçysë dhe topi u ndal në rrjetë. Rezultati 1-0 qendroi në fuqi deri në vërshëllimën e tre-fishtë të arbitrit, çka i dha bardhezinjve biletën për në finale të Kupës së Turqisë. Menjëherë pas takimit, Ernest Muci ka dhënë një intervistë me shokun tjetër të ekipit, shqiptarin Milot Rashica.

Shpërndaje në: