E konfirmon gazetari italian: Broja do largohet nga Chelsea këtë verë

E konfirmon gazetari italian: Broja do largohet nga Chelsea këtë verë

Armando Broja do t’i japë lamtumirën Çelsit këtë verë, me idenë për të mos u kthyer më te blutë.

Pak a shumë ky qëndrim i sulmuesit shqiptar dihej, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të planeve të tyre.

Por tashmë edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka insistuar se kjo hipotezë do të bëhet realitet.

“Armando Broja do të largohet nga Çelsi në mënyrë përfundimtare këtë verë.

Plani është të ndahet me klubin këtë verë në mënyrë të përhershme, pasi të kthehet nga huazimi nga Fullhem.

Sulmuesi numër një shqiptar është përsëri në listën e klubeve të ndryshëm në Europë dhe Premier Ligë, që e shohin atë si opsionin kryesor për dritaren e transferimit të verës”, shkruante Fabricio Romano në postimin e tij në rrjetet sociale.

Shpërndaje në: