Udhëzimi i çuditshëm i Qeverisë për komunat: Urdhërohen kryetarët të sigurojnë hapësira për shërbime të ministrive

Udhëzimi i çuditshëm i Qeverisë për komunat: Urdhërohen kryetarët të sigurojnë hapësira për shërbime të ministrive

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një Udhëzim Administrativ, e që përmes tij po synojnë të rregullojnë një çështje sa i përket objekteve të komunave të Kosovës, shkruan Periskopi.

Periksopi ka arritur të siguroj Udhëzimin Adminsitrativ nga burime të saja në minsitrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ministri kjo që është edhe sponsorizues i këtij udhëzimi.

Çka thuhet në disa nene të këtij UA?

Ky udhëzim që po përgatitet nga Elbert Krasniqi ka gjithsej 6 nene, ku në secilën prej tyre ‘sqarohet’ se pse një UA duhet të jetësohet.

Në nenin 1 tregohet edhe qëllimi i këtij udhëzimi.

“Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të rregulloj proceduarat për ofrimin e hapësirave në objektet e komunave për Institucionet qendrore që ofrojnë shërbime për qytetarë në komuna”, thuhet ndër të tjera.

E në këtë udhëzim janë specifikuar institucionet që mund të ofrojnë shërbime brenda hapësirave të objekteve komunale.

Institucionet qëndrore që ofrojnë shërbime në objektet e komunave janë:

“Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Regjistrimit Civil, Regjistrimi i Automjeteve-Patent Shoferi, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Ministria e Financave, Punës dhe Trasfereve: Agjencia e Punësimit, Inspektorati i Punës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës: Agjencia Kadastrale e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Zyrat e Regjistrimit të Bizneseve, Inspektoriati i Tregut, dhe Ministria e Drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në një pikë të këtij udhëzimi.

Por në nenin 4, kurdo që ky udhëzim mund të hyjë në fuqi, është një detaj interesant.

Aty urdhërohen kryetarët e komunave se në rast se Qeveria kërkon hapësira të objekteve komunale, ata janë të obliguar ta respektojnë brenda një afati kohor.

“Pas pranimit të kërkesës, në afat prej tredhjet (30) ditëve, kryetari i komunës është i obliguar të sigurojnë objekte, hapësira publike për Institucionet qendrore për ofrimin e shërbimeve në komuna”, thuhet në pikën 3, të nenit 4 të këtij udhëzimi që është në jetësim e sipër.

Ky udhëzim mban datën 18 prill të këtij muaji.

I njëjti u ka shkuar kryetarëve të komunave që t`i japin komentet e tyre.

Periskopi të hënën ka kërkuar një përgjigje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Por, burime të Periskopit kanë thënë se kryetarët ende nuk kanë dërguar komnetet e tyre, por që në parim janë kundër një udhëzimi të tillë nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë e gjeni komplet udhëzimin administrativ që obigon komuna të sigurojnë hapësira për ‘interesat’ e Qeverisë:

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në bazë të nenit 4, të Ligjt Nr.03/L-040 për Vetqeverisje Lokale, paragrafit 1 (1.4) të nenit 8, të Rregullores Nr. 02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe nenin 38 paragrafin 6 të Rregullores Nr. 09/2011 së Punës së Qeverisë, nxjerr këtë:
UDHËZIM ADMINISTRATIV (MAPL) NR. xx/2024 PËR OFRIMIN E HAPËSIRAVE BRENDA OBJEKTEVE TË KOMUNËS PËR INSTITUCIONET QENDRORE QË OFROJNË SHËRBIME NË KOMUNA

Neni 1
Qëllimi
Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të rregulloj proceduarat për ofrimin e hapësirave në objektet e komunave për Institucionet qendrore që ofrojnë shërbime për qytetarë në komuna.

Neni 2

Fushëveprimi
Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen obligimet e Institucioneve qendrore dhe lokale për ofrimin e shërbimeve për qytetarë në objektet e komunave.

Neni 3
Përkufizimet
Komuna – është njësia themelore e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, e përbërë nga qytetarët e komuniteteve në një territor të caktuar të përcaktuar me ligj.
Kryetari – është organi më i lartë ekzekutiv i komunës që zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
Kompetencat e deleguara – nenupton kometencat e autoriteteve qendrore dhe lokale në Republikën e Kosovës të përcaktuara në nenin 18, të Ligjt Nr. 03/L-040 për Vetqeverisje Lokale.
Dekoncentrimi – nënkupton ushtrimin e pushtetit nga niveli qendror në nivel lokal përmes organeve të nivelit qendror të shtrira në njësitë territoriale.
Ministria – nënkupton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Institucionet qendrore – Nenkupton Ministrit dhe institucionet
tjera përgjegjëse, që ofrojnë shërbime për qytetar në objektet e komunës.

Neni 4

Institucionet qendrore që ofrojnë shërbime në objektet e komunës
Institucionet qendrore që ofrojnë shërbime në objektet e komuna janë:
Ministria e Punëve të Brendshme:
Agjencia e Regjistrimit Civil,
Regjistrimi i Automjeteve-Patent Shoferi
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
Minstra e Financave, Punës dhe Trasfereve:
Agjencia e Punësimit
Inspektorati i Punës
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës:
Agjencia Kadastrale e Kosovës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Zyret e Regjistrimit të Bizneseve.
Inspektoriati i Tregut dhe Ministria e Drejtësisë…

Neni 4
Objektet e komunës të cila janë kërkuar nga Institucionet qendrore për ofrim të shërbimeve.
1. Institucionet qendrore kryejnë funksione administrative, shërbime të ndryshme publike dhe zbatim të politikave në komuna me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve.
2. Institucionet qendrore në rastet kur nuk kanë hapësira publike te tyre për ushtrimin e veprimtarisë i drejtohen me kërkesë kryetarit të komunës që t’i siguroj hapësira në objektet e komunës apo objektet tjera të komunës të përshtatshme për ushtrim të aktiviteteve administrative.
3. Pas pranimit të kërkesës, në afat prej tredhjet (30) ditëve, kryetari i komunës është i obliguar të sigurojnë objekte, hapësira publike për Institucionet qendrore për ofrimin e shërbimeve në komuna.
4. Gjitha shpenzimet shtesë për mirëmbajte të objektit të komunës i mbulon Institucioni qendror, i cila ka kërkuar hapësirat publike, për ofrim të shërbimeve.

Neni 5
Monitorimi i zbatimit
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

Neni 6
Hyrja në fuqi
Ky Udhëzim administrativ, hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Elbert Krasniqi,
Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal    /Periskopi/

Shpërndaje në: