‘Marre sherife!’- Syla: ‘Vjosa’ tha se Serbia i paska fajet për përkeqësim të gjendjes se lirisë se shtypit

‘Marre sherife!’- Syla: ‘Vjosa’ tha se Serbia i paska fajet për përkeqësim të gjendjes se lirisë se shtypit

Gazetari dhe komentatori politik Valon Syla, drejtoi kritika të rrepta pikërisht presidentes së vendit si simbol përbashkues për shmangien e përgjegjësisë të përcjellë edhe me batuta.

Se kurseu fare presidenten Vjosa Osmani në shkrimin e tij në rrjete sociale i indinjuar me reagimin e saj i theksoi rastin e sulmit ndaj tij nga islamistë ekstremë si njërin prej shembujve të mos kryerjes së detyrës si president vendi, si dhe theksoi se qasja e saj sot ndaj raportit të Reporterëve pa kufij’, është jo e sinqertë.

Ngone pash jetën…Vjosa Osmani thotë Serbia i ka fajet per perkeqesim të gjendjes se lirise se shtypit…

Kur me sulmuan mua, që reaguan dhe e denuan të gjitha institucionet ndërkombëtare e të vendit. Raportet e të drejtave të njeriut etj… Presidentja e vendit tim, nuk gjeti as një fjalë ti denoj sulmet…

Plus sot paska dal me rrejt. Marre sherife.”

Më tej Syla vlerëson se ky qëndrim i vazhdueshëm i saj dëshmon angazhimin e saj si figurë politike marionetë e kryeministrit Albin Kurti, ‘notere’ siç e kishte vlerësuar ai dikur postin e presidentit të Kosovës.

“Ti nuk je Presidente e imja, ti je veç Presidente e Vetëvendosjes”.
S’mund të kalonte pa një batutë thumbuese shkrimi i Sylës për presidenten dhe ‘zotëriun e parë’ që dikur i kishte quajtur mediat kur i publikuan skandale si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.

“A po boni pallacinka me nutellë e banane edhe sonte me Prindonin?”.

Shpërndaje në: