Paçarizi: Pushteti nuk ka qenë korrekt me mediat
Profesor i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, ka thënë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë korrekte me mediat.
Kështu u deklarua Paçarizi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, në Ditën e Botëore të Lirisë së Shtypit.
“Pushteti nuk ka qenë korrekt me mediat, jo vetëm që nuk ka siguruar ambient të sigurt dhe të lirë për median por e ka bërë në shumë raste edhe të kundërtën”, u shpreh Paçarizi.
“Mediat serioze e ndjekin të vërtetën, në media punojnë gazetarët, gazetarët e kanë profesion ndjekjen e të vërtetës, kur dikujt i pengon e vërteta pastaj kjo shndërrohet në problem serioz dhe një shoqëri që nuk e do të vërtetën, ajo shoqëri i beson propagandës, i beson sulmeve të orkestruara ndaj njerëzve të caktuar”.