Ish-ambasadori: Kurti, Bislimi e zyrtarë të VV-së po sillen si Inspektor të Përgjithshëm të BE-së
Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet dhe prononcimet e kryeministrit Albin Kurti, shefit të ekipit negociator, Besnik Bislimi dhe zyrtarë të tjerë të VV-së ndaj qëndrimeve të BE-së.
Arifi ka thënë se krerët e shtetit po sillen si inspektor të Përgjithshëm të BE-së duke treguar se çfarë duhet e çfarë nuk duhet.
“Prononcimet e Kurtit, Bislimit e zyrtarëve të tjerë të VV-së ndaj qëndrimeve të BE të janë qëndrime që duken sikur kéta me qenë Inspektor té Përgjithshëm të BE-së. Ditë për ditë po ju tregojnë cka duhet e cka sduhet. Krejt janë duke ua “njeh padrejtësitë e bile edhe po ua tregojnë rrugën qysh me u përmirsu”, ka shkruar ai.
Prononcimet e Kurtit, Bislimit e zyrtarëve të tjerë të VV-së ndaj qëndrimeve të BE të janë qëndrime që duken sikur kéta…
Posted by Avni R. Arifi on Friday, May 3, 2024