19 vende më poshtë – Azemi i LDK’së: Qeveria i ka shpallë luftë mediave
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi që “Reporterët pa Kufij” në raportin e tyre thanë se Kosova ka rënë 19 poozita më poshtë për vitin 2024, sa i përke lirisë së mediave, shkruan Periskopi.
Sipas Azemit për këtë ka një arsye të fortë – Qeveria Kurti.
“Ky regres ka shpjegim. Ky cënim i lirisë së medias ka edhe arsye. Në krye të vendit e kemi një qeveri që gjithë mandatin e saj i ka shpallë luftë medias, ka qenë jobashkëpunuese e jotransparente dhe ka tentuar ta kontrollojë atë. Militantët e partisë në pushtet në baza ditore linçojnë gazetarët. Në krye të televizionit publik është instaluar një aktivist i kësaj partie”, ka shkruar ai ndër të tjera në faqen e tij në Facebook
Reagimi i plotë Visar Azemit:
Kosova këtë vit bie për 19 pozita sa i përket lirisë së medias sipas Reporterëve pa Kufij. Nga vendi i 56-të ku ishim vitin e kaluar, në vitin 2024, vendi ynë ka rënë në pozitën e 75-të. Këtë nuk po e thotë opozita, por organizata më e madhe ne bote për lirinë e mediave. Ky nuk është veç shqetësim. Ky është alarm.
Ky regres ka shpjegim. Ky cënim i lirisë së medias ka edhe arsye. Në krye të vendit e kemi një qeveri që gjithë mandatin e saj i ka shpallë luftë medias, ka qenë jobashkëpunuese e jotransparente dhe ka tentuar ta kontrollojë atë. Militantët e partisë në pushtet në baza ditore linçojnë gazetarët. Në krye të televizionit publik është instaluar një aktivist i kësaj partie.
Media është shtyllë e rëndësishme e demokracisë. Ajo s’guxon të preket nga askush!
Urime 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit!