Eksperti financiar konstaton se Sinan Vllasaliu iu ka shmangur tatimit mbi 3 mijë euro

Eksperti financiar konstaton se Sinan Vllasaliu iu ka shmangur tatimit mbi 3 mijë euro

Eksperti financiar Avni Zejnullahu, gjatë elaborimit të ekspertizës së bërë tha se i akuzuari Sinan Vllasaliu, iu kishte shmangur tatimit në të ardhura personale 3 mijë e 257 euro e 27 centë, gjatë viteve 2011-2015.

Këtë konstatim Zejnullahu e ka dhënë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku këngëtari Vllasaliu po akuzohet nga Prokuroria se ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015, raporton “Betimi për Drejtësi“

Tutje i eksperti financiar Zenjullahu, tha se në bazë të dokumentacionit, i akuzuari sipas ekspertit kishte vetëm 3 mijë e 257 euro e 27 centë, shmangie nga tatimi, pasi që sipas ekspertit nuk kishte tejkaluar pragun për regjistrin e TVSH-së prej 50 mijë euro.

Tutje eksperti shton se nëse i akuzuari në fjalë kishte performuar jashtë Kosovës, i cili kishte paguar tatimin në vendin ku kishte performuar, sipas ekspertit financiar Vllasalihu ishte i liruar nga taksat në Kosovë

Po ashtu eksperti shton se i akuzuari Vllasahiu, duhet të deklarohet në ATK, së ka paguar tatimet në shtetin të cilin kishte performuar , nëse e njëjta ia kërkon këtij të fundit

Prokuroria e shtetit Elza Bajrami si dhe avokati Florent Latifaj, mbrojtësi i të akuzuari Vllasalihu, qëndruan pranë ekspertizës së bërë nga eksperti financiar

Ndryshe seanca e sotme u ndërpre për arsye se prokuroria e shtetit Bajrami, kishte një shqyrtim tjetër gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Shpërndaje në: