Foli në media për ‘marifetet’ në MINT, Rozeta Hajdari i hakmerret Ermal Kutllovcit (DOKUMENT)

Foli në media për ‘marifetet’ në MINT, Rozeta Hajdari i hakmerret Ermal Kutllovcit (DOKUMENT)

Ermal Kutllovci i cili muaj më parë është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar sërish pas vendimit të Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK) i cili i kishte dhënë të drejt atij kundrejt vendimit për suspendimin e tij nga MINT, shkruan Periskopi.

Kutllovci ka publikuar edhe një vendim të ri të MINT e ku sipas tij, jo vetëm që është hakmarrje direkte ndaj tij, por edhe cenimin i lirisë së shprehjes .

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se MINT ka nxjerr një vendim të ri e që e largon atë sërish nga pozita që kishte në këtë ministri e ku e ka cilësuar hakmarrje, me arsyetimin se ai ka dal publikisht ka folur për ‘marifetet’ që kanë ndodhur në këtë ministri që drejtohet nga Rozeta Hajdari.

Ja reagimi i plotë i tij:

Të dashur miq, shokë e familjarë,

Edhe pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i dha të drejtë ankesës sime duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil” Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nxjerr vendim edhe më skandaloz e arbitrar sesa vendimi paraprak. Ky vendim më është dërguar në ditën e 15 në ora: 17:20.
Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës.
Këto dy pika nuk e pasqyrojnë vetëm hakmarrjen tipike, por tendencën e hapur e të shpërfaqur për cënimin e lirisë së shprehjes e të cilën na i garanton akti më i lartë juridik i këtij Vendi, Kushtetuta e Respublikës së Kosovës.
Neni Neni 40 [Liria e Shprehjes]
1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.
Deklarimet e mia janë bërë pas largimit tim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjithmonë në suaza të deklarimit krejtësisht profesional e në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. Mua mund të më largoni edhe 100 herë, por vullnetin e mirë për të drejtën e të vërtetën nuk e lëkundeni në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë.
U pafshim e dëgjofshim në rrethana tjera.
Miqësisht,
Ermal KUTLLOVCI

Bie një vendim i Rozeta Hajdarit, KPMSHCK rikthen në punë Ermal Kutllovcin i shkarkuar nga ministrja (DOKUMENT)

 

Shpërndaje në: