Shqetësuese: Emërimi i militantit të VV’së për drejtor në RTK, pjesë e raportit të “Reporterëve pa Kufij”
Në raportin e “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova u rendit 19 pozitë më poshtë janë, përmendur dy rast kur Qeveria që drejtohet nga Albin Kuti bëri ndërhyrje flagrante, tentim mbyllja e Klan Kosovës dhe emërimi në pozitën e drejtorit të Televizionit Publik (RTK), të Rilind Gërvallës, njeriut të partisë në pushtet.
Në raportin e publikuar është përmendur emërimi i Rilind Gërvallës si drejtor i RTK-së.
Aty thuhet se Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, e ka kërcënuar Televizionin Publik me emërimin e Gërvallës në këtë pozitë, i cili cilësohet si një aleat i afërt me partinë në pushtet, VV.
“Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar ngacmimeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu kishte kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK’ës me zgjedhjen e një aleati të ngushtë të partisë në pushtet si drejtor”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufi.