Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë kësaj vere.

Kështu po raporton gazeta turke Aksam, e cila thotë se Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahces.

Thuhet nga ky medium se edhe ylli i Kosovës e ka dëshirën për t’u rikthyer në Turqi tek Fenerbahce nëse palët bien dakord.

Tek skuadra turke, Muriqin e shohin si zëvendësues ideal të sulmuesit Edin Dzeko, i cili mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë Saudite.

Aktualisht, vlera e Vedat Muriqit në treg është 15 milionë euro.

Ai u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas.

Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime.

Shpërndaje në: