Kujdes, këto shenja tregojnë se keni probleme serioze me pankreasin

Kujdes, këto shenja tregojnë se keni probleme serioze me pankreasin

 

Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, që prodhon enzima dhe hormone që ndihmojnë gjatë tretjes. Ndonëse simptomat e sëmundjes së pankreasit mund të jenë “tinëzare”, ekspertët thonë se ka disa shenja që paralajmërojnë se duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Ja 5 prej tyre:

Jashtëqitja nuk është më njësoj si më parë

Nëse vëreni se jashtëqitja është më e çelët dhe më pak e ngjeshur se zakonisht, mund të jetë një shenjë e tretjes së dobët të lëndëve ushqyese. “Enzimat e prodhuara nga pankreasi ndihmojnë në tretjen e yndyrave dhe vitaminave si A, E dhe K. Në rast se pankreasi ka probleme, atëherë ai nuk prodhon siç duhet këto enzima dhe rezultati është jashtëqitja që duket ndryshe nga zakonisht.

Keni dhimbje në pjesën e barkut

Dhimbja abdominale është një nga simptomat më të zakonshme si të kancerit të pankreasit ashtu edhe të pankreatitit akut, që është një lloj i inflamacionit vdekjeprurës. Kjo dhimbje shfaqet në mënyra të ndryshme, në varësi të gjendjes shëndetësore.

Nëse dhimbja fillon në bark, përpara se të përhapet në pjesën e mesit ose atë të shpinës, dhe nëse zgjat për disa javë, mund të jetë shenjë e kancerit të pankreasit. Nga ana tjetër, nëse dhimbja fillon papritur, është intensive dhe e fokusuar vetëm tek mesi i barkut, mund të paralajmërojë për pankreatit akut.

Gjithsesi nuk duhet të shqetësoheni sa herë keni dhimbje barku, pasi ato mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera jo aq serioze, si ulcera në stomak apo probleme të tjera gastrointestinale.

Ka filluar të shfaqet diabeti

Pankreasi prodhon hormone që ndihmojnë trupin të kontrollojnë prodhimin e insulinës si dhe të niveleve të sheqerit në gjak. Nëse pankreasi është në rrezik, atëherë mund të prekeni nga diabeti i tipit 2.

Nëse pesha juaj është nën kontroll dhe hani një dietë të shëndetshme, një diagnozë e diabetit mund të tregojë për problemin që keni me pankreasin.E njëjta gjë vlen edhe për personat që vuajnë nga diabeti dhe e kanë të vështirë të menaxhojnë sëmundjen. Këto ndryshime të papritura në statusin e diabetit, pa asnjë shpjegim të dukshëm, mund të paralajmërojnë për kancer të pankreasit.

Ju përzihet kur hani gjëra me yndyra

Të përzierat dhe të vjellat janë simptoma të cilat duhet t’u kushtoni vëmendje, sidomos pas keni njërën ushqime të yndyrshme.

Duke qenë se pankreasi prodhon enzima që ndihmojnë sistemin e tretjes të zbërthejë yndyrat, sëmundjet e pankreasit mund të pengojnë enzimat në tretjen e yndyrave, duke shkaktuar kështu të përziera.

Keni rënë shumë në peshë

Nëse keni rënë shumë në peshë dhe, sigurisht i keni edhe shenjat e përmendur më sipër, mund të paralajmërojnë për ndonjë sëmundje të pankreasit. përfshirëe dhe kancerin.Rënia e shpejtë në peshë shkaktohet edhe nga problemet me tiroidet dhe gjendje të tjera shëndetësore, prandaj mos dilni menjëherë në përfundimin se keni probleme me pankreasin. Në çdo rast, duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Shpërndaje në: