Legjenda e boksit, përgatitje ekstreme, Mike Tyson: Kam gjashtë javë pa seks dhe marihuanë
Mike Tyson vazhdon përgatitjen e tij për duelin me Jake Paul, që do të zhvillohet më 20 korrik. Ish-kampioni i peshave të rënda e ka marrë shumë seriozisht luftën.
Në një intervistë për me Forbes Life ai deklaroi: “Nuk kam pirë drogë dhe as kam bërë seks për ndoshta gjashtë javë”.
Tyson, 58 vjeç, vuri në dukje se vendimi për të hequr dorë nga marihuana dhe seksi është për shkak të disiplinës së vendosur ndaj tij për të arritur në formën më të mirë në duelin që do të mbahet në stadiumin “AT&T”, në Arlington, Teksas.
“Po e jetoj jetën time në mënyrë të disiplinuar tani, kështu që do të më duhet të luftoj në mënyrë të disiplinuar,” tha ai.
Në vitin 2018, Tyson u shpreh se e kishte ndërprerë seksin për rreth pesë vjet, sepse besonte se do ta bënte atë një boksier më të mirë.
Heqja dorë nga marihuana është pjesë e rregullores së luftimit me Paul, pasi konsumimi i saj është i ndaluar nga Departamenti i Licencimit dhe Rregullimit të Teksasit, i cili mbikëqyr sportet luftarake.
Ai mund të rezultojë pozitiv nëse pi marihuanë para luftës.
Është krijuar pritshmëri e lartë për këtë duel. Tyson e vuri në dukje këtë pak ditë më parë:
“Të gjithë, edhe shumica e sportistëve, janë xhelozë për mua, është një çmenduri… As në kohët më të mira nuk mund të tërhiqje një milion njerëz. Nuk mund të shisje biletat e një stadiumi.
Kush në moshën 58-vjeçare mund të shesë një stadium me 80,000 vende? Pse mendoni se ai (Jake Paul) dëshiron të luftojë me mua dhe jo me dikë tjetër?”.