Llaku i flokëve dëmton fetusin gjatë shtatzënisë

Llaku i flokëve dëmton fetusin gjatë shtatzënisë

 

Përdorimi i llakut për flokë, si dhe disa llojeve të shampove ngjyruese, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të defekteve të lindura tek organi gjenital mashkullor, që në gjuhën mjekësore quhet “hipospadia”, një defekt kongjenital tek meshkujt ku hapja e uretrës është në pjesën e poshtme të organit gjenital.

Ky paralajmërim vjen pasi një studim zbuloi se nënat që kishin përdorur produkte kozmetike për flokët gjatë shtatzënisë ishin dy herë më të rrezikuara të lindin një fëmijë me këtë defekt. Gjatë studimit të kryer tek Spitali Universitar Amiens në Francë u krahasuan përdorimi i produkteve kozmetike, kimike dhe pesticideve tek 250 gra të cilat kishin lindur djem me dhe pa defektin hipospadia.

Rezultatet e studimit treguan se femrat që kishin përdorur llak për flokë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë rriskonin me gati 80% të sillnin në jetë fëmijë të seksit mashkull me hipospadia. Një në 300 meshkuj ka lindur me defektin e hiposapdias, një problem i rëndë shëndetësor që prek ndjeshëm edhe jetën e tyre emocionale dhe seksuale.

Shpërndaje në: