Këto janë dobitë nëse konsumoni peshk, arra dhe vaj ulliri

Këto janë dobitë nëse konsumoni peshk, arra dhe vaj ulliri

Dy studime australiane të botuara në revistën “Archives of Ophthalmology” tregojnë se burimet e yndyrave të pangopura dhe acideve omega-3-yndyrore, ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit të makulës, ndërsa acidet trans-yndyrore kanë ndikim të dëmshëm.

Makula është pjesa qendrore e retinës së syrit, e cila është përgjegjëse për mprehtësinë e të parit. Me kalimin e moshës, si edhe për shkak të faktorëve tjerë, siç janë pirja e duhanit dhe faktorët gjenetikë, vjen deri te grumbullimi i shtresave në retinë me ç’rast turbullohet fusha qendrore e të arit.

Studimi në të cilin janë përcjellë 2.500 persona të rritur për një periudhë dhjetëvjeçare tregon se rreziku i paraqitjes së hershme të degjenerimit të makulës do të zvogëlohet për 31% nëse gjatë javës vetëm njëherë konsumoni peshk, ndërsa ngrënia e arrave, farave, lajthive, bajameve etj., disa herë gjatë javës, zvogëlon për 35% rrezikun nga degjenerimi makular.

Ndërsa studimi tjetër i realizuar te 6.700 persona të moshave ndërmjet 58 dhe 69 vjeç, sugjeron se konsumimi i vajit të ullirit (më shumë se 100 mL në javë) ka po ashtu efekt pozitiv në mbrojtjen e makulës nga dëmtimi.

Në këto kushte, përveç kontrollit rutinë tek mjeku okulist,ju duhet të ndiqni një dietë të balancuar.

Shpërndaje në: