Një i ftuar special do të habisë banorët e “Big Brother VIP 3” sonte brenda shtëpisë
Banorët e “Big Brother Vip” mbushin plot 100 ditë qëndrimi në shtëpi ditën e sotme.
Për të festuar këtë, mbrëmjen e sotme në shtëpi do të jetë një i ftuar i veçantë, pikërisht moderatori Ledion Liço, i cili do të hyjë brenda shtëpisë për të qëndruar për disa momente me banorët.
Me siguri banorët presin ndonjë darkë me këngëtarë apo organizim tjetër, duke mos e planifikuar këtë hyrje surprizë, e cila do t’i habisë.